Udha e Artit: Rrethimi i Pamjes nga një Piktor

Pren Berisha

Pren Gjokë Berisha lindi me 27. 03. 1963 në fshatin Doberdol, shkollën fillore e kreu në Ujmirë kurse të mesmen në Klinë, studioj në Universitetin e Prishtinë në fakultetin e bujqsisë. Pas keqësimit të gjendjes ekonomiko-politike në Kosovë, ne fund te viteve `90-ta të shekullit të kaluar Berisha migroj në Zvicër, ku edhe sot jeton dhe vepron. Ai në Zvicër me vite të tëra punoi në ndertimtari, se pari si muarator dhe pastaj ishte kryepunëtor. Berisha filloi të merret me Art (vizatim) që në shkollën fillore, punimet e tij janë përfshirë në ekspozita të ndryshme të shkollës edhe ne Luzern ne muajin Janar te vitit 2024 ka realizu 2 ekspozita me punime te ndryshme. Kohën e tij te lirë kryesisht ia kushtoj vizatimit. Këtu në Zvicër me sukses i kreu edhe disa module të teknikës se vizatimit si dhe të ngjyrosjes, si p.sh teknikën e akrylit. Motivet e Berishës janë të ndryshme, por dominojnë ato patriotike.

Nuk ka dyshim se arti është një udhëtim i pasigurt, por piktorët (artistët) janë ata shpirtëra kurajozë që kapërcejnë kufijtë e panjohur për të shprehur imagjinatën dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet paletës se tyre të ngjyrave Fillimi është gjithmonë sfidues, pasi piktura dhe vizatimi në përgjithësi janë një gjuhë e vështirë për tu mësuar dhe për tu zotuar. Piktori është një përkthyes i ndjenjave në ngjyra dhe vizatim, duke u përpjekur të sjellë në jetë çdo detaj që zë vend në mendjen e ti krijuese. Berisha është një piktor eksplorues i botës së pamjes dhe shpirtit. Është një udhëtar që nuk ka frikë të eksperimentojë me forma, ngjyra dhe tekstura. Duke mos u ndalur para sfidave, shkon përtej kufijve të njohurive të tij dhe zbulon vende të reja të bukura në botën e artit. Pren Berisha me bashkshorten e vet jeton në Geuensee të kantonit të Luzernit. Është në penzion dhe në vend të punës në kantier ai tani kohën e kalon në atelenë e vet. Janë prind të dy vajzave dhe një djali dhe gjysh dhe gjyshe të disa nipave dhe mbesave