Pren Berisha

Çdo piktur tregon një histori - Pren Berisha

Ne besojmë se çdo piktur ka një histori për të treguar apo nje kulturë.
Nga portretet e heronjve kombëtarë deri te peizazhet e bukura të natyrës, koleksioni i Berishës përmban një gamë të gjerë temash dhe stilesh. Çdo pikturë është një rrëfim unik i historisë dhe kulturës shqiptare.Pren Gjokë Berisha lindi me 27. 03. 1963 në fshatin Doberdol, shkollën fillore e kreu në Ujmirë kurse të mesmen në Klinë, studioj në Universitetin e Prishtinë në fakultetin e bujqsisë.
Pas keqësimit të gjendjes ekonomiko-politike në Kosovë, ne fund te viteve `90-ta të shekullit të kaluar Berisha migroj në Zvicër, ku edhe sot jeton dhe vepron. Ai në Zvicër me vite të tëra punoi në ndertimtari, se pari si muarator dhe pastaj ishte kryepunëtor. Berisha filloi të merret me Art (vizatim) që në shkollën fillore, punimet e tij janë përfshirë në ekspozita të ndryshme të shkollës. Kohën e tij te lirë keyesisht ia kushtoj vizatimit. Këtu në Zvicër me sukses i kreu edhe disa module të teknikës se vizatimit si dhe të ngjyrosjes, si p.sh teknikën e akrylit. Motivet e Berishës janë të ndryshme, por dominojnë ato patriotike. Nuk ka dyshim se arti është një udhëtim i pasigurt, por piktorët (artistët) janë ata shpirtëra kurajozë që kapërcejnë kufijtë e panjohur për të shprehur imagjinatën dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet paletës se tyre të ngjyrave Fillimi është gjithmonë sfidues, pasi piktura dhe vizatimi në përgjithësi janë një gjuhë e vështirë për tu mësuar dhe për tu zotuar. Piktori është një përkthyes i ndjenjave në ngjyra dhe vizatim, duke u përpjekur të sjellë në jetë çdo detaj që zë vend në mendjen e ti krijuese. Berisha është një piktor eksplorues i botës së pamjes dhe shpirtit. Është një udhëtar që nuk ka frikë të eksperimentojë me forma, ngjyra dhe tekstura. Duke mos u ndalur para sfidave, shkon përtej kufijve të njohurive të tij dhe zbulon vende të reja të bukura në botën e art

Falja

CHF 180.00

Syri

CHF 125.00

Te Dashuruarit

CHF 1'250.00